Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi lajmi për ish të dashurën e Stresit, Keisin ku u zbulua se përtej jetës luksoze dhe mjaft të lakumeshme që shfaqet në Instagram, ajo në fak punon kamariere në një klub nate në Kanda.
Pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi në rrjet, reagimi i Stresit për ish të dashurën nuk mungoi.
“Të paktën punonte dhe ja dilte më së miri, ka lezet. Ka ekonominë e vet, gjithmonë kështu ka qenë, vajzë që s’pranonte asnjë cent nga askush. Vajzë e ndershme, e edukuar, jo po si shumica e vajzave ne Shqipëri që shkojnë me moshën e babes tim s’kanë pikë karakteri. Lum Kush ngel beqar ne Shqipëri se 80% nga mosha 17 e sipër janë degraduar”, shkruan Stresi në komentin për lajmin ku duket disi i revoltuar.
Pas kësaj edhe Keisi nuk ka munguar me një reagim, e cila me të drejtë shprehet se ajo nuk ka pse të jetë një personazh i famshëm dhe të diskutohet puna e saj në Shqipëri, por gjithsesi e ka dhënë një shpjegim.
Ajo shprehet se asnjëherë nuk e ka mohuar punën që bën e madje ka punuar që 18 vjeç.
“Punoj 5 ditët e javës në bakë dhe pasi mbaroj aty, punoj edhe në lounge.Jam shumë krenare se nuk jam shtirur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj. Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër”, sqaron Keisi./albeu.com/