Publikohet traileri i sezonit të pestë të “Emily in Paris”

Fansat po e presin me padurim sezonin e ri të serialit “Emily in Paris”, i cili do të publikohet zyrtarisht më 18 dhjetor në Netflix.

Platforma e njohur e filmave dhe serialeve ka publikuar tashmë një trailer të shkurtër për sezonin e pestë. Siç mund të vërehet, ky sezon do të jetë plot dinamikë, stil dhe dramë – elemente që e kanë karakterizuar serialin që nga fillimi.

Këtë herë, ngjarja zhvendoset nga Parisi në Romë, me skena që zhvillohen në qytetin e lashtë italian. Personazhi kryesor, Emily, e interpretuar nga aktorja Lily Collins, do të eksplorojë një romancë të re dhe sfida të tjera në këtë ambient të ri.

Zhvendosja e dramës nga kryeqyteti francez në atë italian pritet t’i sjellë serialit një frymë të re dhe pamje të ndryshme kulturore.

Ky është vetëm një trailer i shkurtër, ndërsa gjatë javëve në vijim pritet të publikohet edhe traileri i plotë.


Shtuar 23.10.2025 17:26