Me siguri fotot ju bënë nostalgjik, por nuk po lidhni dot emrin me figurën. Bëhet fjalë për aktoren Ina Gjika. Me të drejtë emrin e saj nuk e keni në “majë të gjuhës” pasi ajo është larguar nga Shqipëria 30 vite më parë.
Ajo është larguar nga vendi dhe nga aktrimi, por jo nga arti. Ina Gjika është larguar drejt Italisë ku i është përkushtuar baletit dhe pasi ka marrë formimin e duhur për disa vite ka krijuar shkollën e saj me kursë kërcimi për mosha të ndryshme.
None found
“Unë kisha 2 vite që isha emëruar dhe punoja në Teatrin Kombëtar, largimi im qe një zgjedhje personale, mbase kurioziteti për të njohur “jashtë shtetin” e dikurshëm dhe jetuar larg në ato momente”, kështu e kujton largimin nga vendi aktorja.
Famën më të madhe aktorja e pati në filmin “Vetmi” ku u realizua edhe puthja e famshme që ishte tabu për kohën, me aktorn Arben Spiro. Kjo puthje është koemntuar si një nga më të çliruarat e kohës. Sepse Ina e ka përjetuar vërtet ashtu, jo si tabu, si pjesë të punës që duhet ta çonte deri në fund.
“Në filmin “Vetmi”, ku interpretoja rolin e Suzit, ndjehesha e lirë, jo nuk pata asnjë dyshim të pranoja puthjen me partnerin tim Arben Spiro… ishim dhe jemi miq, mendoj që kjo lehtësonte gjendjen… por emocioni i asaj skene nuk ishte indiferent!”, tregon vetë aktorja./albeu.com/
Arsenali ka identifikuar Carlos Forbsin si një alternativë për të mbuluar mungesën e Bukayo Sakës, i cili pritet të qëndrojë…
Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…
Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si…
Një kontroll i befasishëm në një spital në Brazil ka përfunduar në një përplasje të fortë mes kryebashkiakut dhe dy…
Portieri Jesus Owono, i cili ishte në portë në ndeshjen tragjike ku humbi jetën Jesus de Miguel, po përballet me…
Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof,…