lifestyle

“Mami ti je e shëmtuar, mami i Xhoit është më e bukur”, Lira Gjika ju nxjerr nga situata: Si të silleni në këtë rast

“Mami ti je e shëmtuar, mami Xhoit i ka flokët më të bukura se të tuat, unë dua atë për mami”-I thoshte nënës së saj Ina, një vajzë tetë vjeçe. Nëna e Inës e shikoi Inën me qetësi dhe ju përgjigj- por unë nuk jam ajo dhe nuk mund të bëhem si mami Xhoit.

Unë dua të jem vetja ime, po ti bëj flokët si mami Xhoit do të të dukem edhe më e shëmtuar, por flokët mund ti rregulloj më ndryshe – vazhdoi me humor mami Inës, duke i bërë flokët në një mënyrë paksa qesharake. Ina e shikonte dhe filloi të qeshte me të madhe. –jo o ma i ke shumë më mirë kështu. Nëna e rrëmbeu në krahë dhe vazhduan të qeshnin të gëzuara. Me pak humor gjithçka kaloi pa qefmbetje, dyshime dhe mërira. Por ende ka shumë nëna që nervozohen dhe fillojnë dhe ironizojnë fëmijën e tyre, kur fëmija bën deklarata të tilla. Fëmijët e sotëm kanë filluar të kenë kurajo të shprehin opinionin e tyre.

Të lidhura

None found

Kjo tregon që prindërit e sotëm po shmangin ti edukojnë fëmijët nëpërmjet frikës, ata kanë zgjedhur tolerancën dhe respektin. Prindërit e sotëm kërkojnë gjithnjë e më shumë të dinë se deri ku duhet toleruar dhe si duhet ndërhyrë. Sa kupton fëmija i tyre dhe si duhet të sillet prindi që të ndihmojë fëmijën për të menaxhuar veten dhe të lehtësojë sa më shumë të kuptuarin. Kur asiston një shpërthim zemërimi të fëmijës vërtet të tremb, por tek e fundit, është një reaksion natyral dhe i ndodhur në kohën e duhur.

Nuk është e vështirë të detyrosh një fëmijë katër-pesë vjeç apo tetë-nëntë vjeç, të ndrydhë zemërimin dhe të nënshtrohet, por me çfarë kosto? Besoj që të gjithë rrëqenthen kur dëgjojnë për adoleshentë e të rinj që kryejnë veprime të dhunshme si ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve edhe të rritur që kryejnë krime deri brenda familjes. Këtu janë rrënjët tek kjo ndrydhje e këtij zemërimi në këto mosha të brishta të fëmijërisë. Te mostoleranca e të rriturit, të reaguarit ashpër e me dhunë. Për pak tolerancë dhe vetëdije të të rriturit, se është ai që duhet të kuptojë fëmijën dhe jo fëmija të rriturin. Kujdes prindër. Lira Gjika

të fundit

29-year-old from Skopje arrested in Vizbeg, was wanted to serve a sentence of seven years and one month

MPB Maqedoni njofton se më 29.06.2026, në orën 20:00, në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë të Njësitit të…

1 second ago

In Dragash, the father of the suspect in the imam’s killing is also arrested

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e imamit në Dragash, derisa në pranga…

26 seconds ago

Vučić warns of increasing Chinese missiles and buying fighter jets, Rexhepi raises alarm over consequences in the region

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe…

36 seconds ago

Gëzim Mekuli Calls for Protests Outside the Headquarters of PDK, LDK, AAK and the Serb List

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke e cilësuar situatën si një veprim me elemente të…

48 seconds ago

Debate in Parliament between Bido and Muçi over the “Koto Hoxhi” school: “You are an oligarch’s child” and “If there are violations, notify the competent authorities”

Seanca e sotme parlamentare u shoqërua sërish me përplasje, këtë herë mes deputetit të PS-së, Ardit Bido, dhe deputetit të…

1 minute ago

VIDEO/ Police forcibly push protesters aside to clear the way for Albana Koçiu, citizens pelt the minister’s car with eggs

Ditën e sotme, situata është tensionuar para Parlamentit gjatë protestës, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.…

2 minutes ago