Categories: sport

Tragjedia rëndon mbi Owonon, mendon largimin nga futbolli ndërsa vëllain ia etiketojnë “vrasës

Jesus Owono po shqyrton mundësinë për t’i dhënë fund karrierës në futboll, teksa rëndesa psikologjike dhe ndjenja e fajit pas vdekjes së Jesus de Miguel vazhdojnë ta mundojnë. Portieri ndodhej në portë gjatë ndeshjes ku ndodhi tragjedia dhe ende nuk po arrin ta përballojë atë që ka ndodhur.

Për gjendjen e tij ka folur në Mundo Deportivo Ana Cristina Maye, koordinatore e përgjithshme e Kombëtares së Guinesë Ekuatoriale dhe një nga njerëzit e tij të besuar. Ajo e njeh Owonon që kur ai ishte 14-vjeçar dhe thotë se kjo është ndër periudhat më të rënda që ai ka përjetuar.

Të lidhura

None found

Sipas Mayes, portierin e trondit veçanërisht mendimi për bashkëshorten e De Miguelit dhe djalin e tij njëvjeçar e gjysmë. Ajo shpjegon se, sado që të tjerët përpiqen ta qetësojnë, dhimbja mbetet jashtëzakonisht e fortë dhe ai nuk di si ta përballojë gjithë këtë situatë.

Andorra, klubi ku luan Owono, i ka vënë në dispozicion mbështetje psikologjike. Specialistët po e ndihmojnë të kuptojë se ngjarja ishte një aksident. Në këtë proces, klubi po përdor edhe video me përvoja të sportistëve të tjerë që kanë kaluar trauma të ngjashme, me synimin që ai të përballet me atë që ndodhi dhe ta rindërtojë gradualisht besimin te vetja.

Maye ka treguar gjithashtu se Owono beson shumë në Bibël. Dëshira e saj është që ai të kuptojë se nuk duhet ta mbartë këtë faj, pasi asnjë futbollist nuk zbret në fushë me mendimin për t’i marrë jetën një lojtari tjetër.

Krahas dhimbjes së tij, portierin e shqetëson edhe ajo që po i ndodh vëllait më të vogël, i cili luan futboll në Vendin Bask. Familjarët i kanë treguar Mayes se ai është bërë shënjestër sulmesh dhe fyerjesh brenda komunitetit të tij sportiv.

Ajo ka rrëfyer se vëllait të Jesusit po i thonë “vrasës” dhe se sulmet ndaj tij vijnë nga ekipi, ndërsa në fyerje janë përfshirë edhe disa prindër. Këtë periudhë po e vuan edhe motra e portierit, studente në Universitetin e Valencias. Maye e cilëson situatën shumë të vështirë dhe thekson se ata nuk e meritonin një trajtim të tillë.

Për t’i qëndruar afër të birit, nëna e Owonos ka shkuar në Andorrë, ndërkohë që familjarët e tjerë janë në Vendin Bask. Maye thotë se gazetarët që qëndrojnë vazhdimisht jashtë shtëpisë së familjes po ua bëjnë edhe më të rëndë përballimin e këtyre ditëve.

Ajo ka nënvizuar se edhe familja e portierit po përjeton dhimbje, ndonëse në një formë tjetër. Familjarët e të ndjerit kanë humbur një njeri të dashur dhe do ta mbajnë atë dhimbje përgjatë gjithë jetës, por, sipas saj, edhe jeta e familjes së Jesusit ka marrë një kthesë të përhershme dhe ata nuk meritojnë të shkatërrohen kështu.

Në përfundim, Maye ka kujtuar se në shtëpi janë edhe dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një bashkëshort, të cilët gjithashtu po vuajnë. Ajo ka theksuar se Jesusit i duhen kohë, mbështetje dhe qetësi që të mund ta pranojë atë që ka ndodhur.

të fundit

Hetemi vendos në minutën e 89-të, Llapi fiton në Klinë

Llapi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Dukagjini, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në stadiumin…

2 minutes ago

Copernicus: 2026 mund të jetë viti i dytë më i nxehtë i regjistruar

Viti 2026 pritet të renditet ndër vitet më të nxehta në histori, me gjasë në vendin e dytë, pas vitit…

14 minutes ago

Barcelona u propozon tri skuadrave angleze transferimin e Alejandro Baldes

Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për Alejandro Balden gjatë afatit kalimtar të janarit, me gjigantët katalunas që kanë…

20 minutes ago

Takimi me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Gërvalla kërkon bashkërendim përtej kufijve kundër krimit

Ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Jose de la Mata Amaya, me të cilin ka diskutuar…

22 minutes ago

Rrjeti i trafikimit nga Shqipëria drejt Greqisë dyshohet se fitoi të paktën 750.000 euro, 10 të arrestuar

Autoritetet në Igumenicë dhe Selanik shkatërruan një rrjet të trafikimit të paligjshëm të klandestinëve, duke arrestuar 10 persona. Grupi kriminal…

28 minutes ago

Forum for Educational Change sues education ministry over failure to increase student meal allowance

Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…

29 minutes ago