Princi William dhe Kate Middleton refuzuan ftesën për dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz pasi David dhe Victoria i shkruan çiftit.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit refuzuan një ftesë për dasmën e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz
Prindërit e dhëndrit, David, dhe Victoria Beckham, thuhet se i kanë shkruar princit William dhe Kate, për t’i ftuar ata në ekstravagancën prej 3.5 milionë dollarësh në Palm Beach, Florida.
Çifti mbretëror, i cili kishte Beckhams si të ftuar në dasmën e tyre në vitin 2011, refuzoi me mirësjellje.
Një burim i afërt me Beckhams tha për Daily Mirror: “David dhe Victoria i shkruajtën William dhe Kate duke i ftuar ata dhe familjen në dasmën e djalit të tyre, dhe William u përgjigj duke i uruar atyre një gëzim të madh, por ata nuk mund të merrnin pjesë.”/albeu.com/