Benny Blanco së fundmi ka folur për marrëdhënien e tij me të fejuarën e tij, Selena Gomez, duke zbuluar disa frikera që ka për të ardhmen e tyre. Në një intervistë, producenti i njohur muzikor ka shprehur admirimin për të, ndërsa ka folur edhe për pasiguritë që e mundojnë.
Siç tha ai për “Interview Magazine”, ai shpesh shqetësohet se Selena Gomez mund të ndryshojë mendje për marrëdhënien e tyre. “Kam frikë se një ditë do të zgjohet dhe do të thotë: “Çfarë? Jo”, tha ai. Këngëtarja nga ana e saj është kujdesur që ta qetësojë duke i thënë: “Kam ngecur me ty”, ndërsa më pas e cilësoi si një person “shumë romantik”.
None found
Producenti muzikor theksoi se marrëdhënia e tyre karakterizohet nga një mbështetje e ndërsjellë, pa konkurrencë. “Nuk ka egoizëm mes nesh”.
Çifti përmendi edhe albumin e tyre të shumëpritur, të titulluar “I Said I Love You First”, i cili do të publikohet më 21 mars. Muzikanti pranoi se ata fillimisht ishin në mëdyshje për bashkëpunimin e tyre, por ranë dakord të ndalonin nëse procesi do të bëhej i pakëndshëm ose “i çuditshëm”. Me gjithë dyshimet fillestare, albumi më në fund mori formë, me shumë punë dhe dashuri.
Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…
Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…