Protestat kundër dasmës së Jeff Bezos “zhvendosin” festimet nga zemra e Venecias

Dasma e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, me gazetaren Lauren Sanchez ka ndezur reagime të forta në Venecia, ku protestuesit pretendojnë se kanë arritur një fitore simbolike duke detyruar zhvendosjen e një pjese të festimeve martesore.

Grupi aktivist “No Space for Bezos” kishte paralajmëruar ndërhyrje dhe bllokim të kanaleve përreth ndërtesës historike Grande Scuola Misericordia, ku besohej se më 28 qershor do të mbahej festa përmbyllëse e dasmës. Përballë presionit, organizatorët thuhet se kanë ndryshuar planet, duke e spostuar festën në zonën detare të Arsenale-s, më larg qendrës piktoreske të qytetit.

“Fitore! Bezos nuk do ta festojë në qendër. Kanë ikur në Arsenale!” – shkroi grupi në rrjetet sociale. Ata shtuan se edhe jahtet luksoze të Bezos, Koru dhe Abeona, nuk do të ankorohen më në portin venecian.

Festimet e çiftit pritet të zgjasin tre ditë:

-26 qershor: pritje në Lido

-27 qershor: ceremonia martesore në ishullin San Giorgio Maggiore

-28 qershor: festa e madhe, tashmë e zhvendosur në Arsenale

Aktivistët kanë shfaqur protesta simbolike në pika ikonike të qytetit, përfshirë vendosjen e pankartave me emrin e Bezos të shënuar me kryq mbi urën Rialto. Greenpeace gjithashtu u përfshi, duke vendosur një banderolë gjigande me portretin e miliarderit dhe mbishkrimin:


Shtuar 25.06.2025 11:16