Një pronë ‘qejfi’ në ishullin e Sardenjës që përdorej nga Silvio Berlusconi për të pritur figura të fuqishme si Vladimir Putin apo Tony Blair, mund të bëhet e jotja tashmë për shumën 500 milionë euro.
Fëmijët e tij kanë vendosur të shesin pronën gjigante Villa Certosa me rreth 100 hektarë tokë në Costa Smeralda në brigjet verilindore të Sardinia.
None found
Villa Certosa mburret me cdo luks që mund të kërkohet nga pronarë të mundshëm të famshëm e të ekzagjeruar, me pamje nga deti Mesdhe e ambjente të shumta sportive, kulturore e madje dhe një amfiteatër.
Si e tillë ajo ishte kthyer në vendndodhjen e preferuar të Berlusconi për të pritur figura të fuqishme botërore si ish president George W Bush ish-kryeministri Tony Blair si dhe ‘mikun’ e tij Vladimir Putin.
Si një monument i ngritur ndaj madhështisë, vila habit vizitorët me pishina dhe ujëvara, si dhe një liqen artificial sa një fushe futbolli.
Më herët në disa foto të publikuara në Spanjë, një çështje gjyqësore u ngrit për pamje femrash e burrash të zhveshur që relaksoheshin në pishinën e vilës, një prej të cilëve u identifikuar më vonë si ish-kryeministri çek Mirek Topolanek, shkruan rrjeti DailyMail.
Mediat italiane raportonin më parë se prona ishte kërkuar nga familja mbretërore saudite, të cilët mund të bëjnë një tentativë të dytë blerjeje.
Ndeshja Shqipëri- Finlandë, kuqezinjtë shënojnë golin e dytë, Rey Manaj dyfishon shifrat
Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…
Një vilë luksoze në Kaliforni, e lidhur me një prej masakrave më të tmerrshme të vitit 1970, ka dalë sërish…
Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë e Madhe, ku një nënë 47-vjeçare e dy fëmijëve humbi jetën pasi u godit…
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa projektligje dhe vendime në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte. Në fokus të vendimmarrjes…
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona…