Prona 500€ milionëshe e Silvio Berlusconi në Sardenja ku priste Putin e Tony Blair, del në shitje në Itali (fotot)

Një pronë ‘qejfi’ në ishullin e Sardenjës që përdorej nga Silvio Berlusconi për të pritur figura të fuqishme si Vladimir Putin apo Tony Blair, mund të bëhet e jotja tashmë për shumën 500 milionë euro.

Ish-kryeministri 84 vjeçar italian, biznesmen dhe manjat mediash, vdiq në qershor dhe shumicën e pasurisë ia la pesë fëmijëve të tij – përveç rreth 100 milionë euro që kishte ndarë veç për të dashurën 33-vjeçare, tashmë deputeten e parlamentit Marta Fascina.

Fëmijët e tij kanë vendosur të shesin pronën gjigante Villa Certosa me rreth 100 hektarë tokë në Costa Smeralda në brigjet verilindore të Sardinia.

Villa Certosa mburret me cdo luks që mund të kërkohet nga pronarë të mundshëm të famshëm e të ekzagjeruar, me pamje nga deti Mesdhe e ambjente të shumta sportive, kulturore e madje dhe një amfiteatër.

Si e tillë ajo ishte kthyer në vendndodhjen e preferuar të Berlusconi për të pritur figura të fuqishme botërore si ish president George W Bush ish-kryeministri Tony Blair si dhe ‘mikun’ e tij Vladimir Putin.

Si një monument i ngritur ndaj madhështisë, vila habit vizitorët me pishina dhe ujëvara, si dhe një liqen artificial sa një fushe futbolli.

Më herët në disa foto të publikuara në Spanjë, një çështje gjyqësore u ngrit për pamje femrash e burrash të zhveshur që relaksoheshin në pishinën e vilës, një prej të cilëve u identifikuar më vonë si ish-kryeministri çek Mirek Topolanek, shkruan rrjeti DailyMail.

Mediat italiane raportonin më parë se prona ishte kërkuar nga familja mbretërore saudite, të cilët mund të bëjnë një tentativë të dytë blerjeje.


Shtuar 1.02.2024 18:22