Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, po përballet me akuzat për sjellje raciste dhe të papërshtatshme gjatë punës së saj në kompaninë e modës ‘Yeezy’. Ish-punonjës, përfshirë stilistin Pierre-Louis Auvray, pretenduan se Censori i dërgoi mesazhe që i inkurajonin të krijonte imazhe vulgare, raciste dhe përmbajtje pornografike. Auvray ndau gjithashtu regjistrime të mesazheve që dyshohet se kishte marrë nga Bianca.
Një ish-punonjës tjetër përshkroi atmosferën e punës në Yeezy si “shumë toksike” dhe pretendoi se Kanye West, i njohur tani si Ye, kishte punonjës të preferuar dhe merrte vendime pa arsye të dukshme.