Priyanka Chopra shkëlqen në New York me një fustan të bardhë elegant në promovimin e filmit “Heads of State”

Aktorja indiane me famë ndërkombëtare, Priyanka Chopra, tërhoqi vëmendjen në New York City teksa mori pjesë në një shfaqje speciale të filmit të saj më të ri, “Heads of State”.

E veshur me një fustan të bardhë elegant me detaje të prera dhe një çarje joshëse deri në kofshë, Priyanka u shfaq plot stil dhe vetëbesim në tapetin e kuq.

42-vjeçarja, e cila luan agjenten britanike të MI6, Noel Bisset, në komedinë aksion përballë Idris Elbas dhe John Cenas, kompletoi pamjen me taka të zeza me rripa dhe flokë të valëzuara, duke rrezatuar klas dhe elegancë, shkruan DailyMail.

Filmi pritet të publikohet më 2 korrik në Prime Video dhe trajton përpjekjet e Presidentit të SHBA-së dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për të parandaluar një komplot global.

Filmi është xhiruar në Londër, Francë dhe Serbi, dhe kasti përfshin emra të njohur si Paddy Considine, Stephen Root, Carla Gugino dhe Jack Quaid.


Shtuar 25.06.2025 13:41