“Prindërit më kanë vdekur në aksident, unë isha shoferi”, Tani trondit banorët: Nuk më bëhet t’u shkoj as te varri

Tan Brahimi ka ndarë me banorët një histori shumë të dhimbshme. Aktori i humorit zbuloi se 10 vite më parë mbeti jetim, pasi prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident rrugor.

Duke biseduar me Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin dhe Dea Mishel, Tani shtoi se prindërit e tij kanë qenë pasagjerë, ndërsa ai shofer në momentin që ndodhi aksidenti tragjik.

Tani shtoi se vetëm ai mundi t’i mbijetonte aksidentit fatal, ndërsa e kujtoi ngjarjen e vitit 2013, si ngjarjen më tragjike të jetës së tij.

“Kam 10 vjet që s’i kam. Kam pas bërë një aksident me makinë, i kam pasur prindërit pasagjerë. Ata kanë vdekur, kam shpëtuar vetëm unë. Në 2013. Ishte fundi. E kur thua ti prind, me pas kaluar më shumë kohë, se kemi pas qëndruar më shumë me shokët. Nuk kam qenë i vogël, 26 vjeç”, tha Tani.

Ky i fundit shtoi se ia preu rrugën një kamion dhe se ka qenë me shpejtësi.

“Tabela thoshte 50, unë isha me 100. Doli një që bëri gabim të 2-fishtë edhe ai. Kishim faj të dy. Kur tha Jona që jetoj vetëm, mu kujtua. E kam përjetuar edhe unë vetëm, fillova të kaloj. Flisja e qeshja kot”, përfundoi Tani.


Shtuar 20.02.2023 15:57