Moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri i famshëm Alfio, prindër të Noah janë ndër çiftet e preferuara të publikut shqiptar.
Por po bën kohë tashmë që dyshja nuk shihen askund në prani të njeri-tjetrit. As në profilet e tyre në Instagram nuk ka prje kohësh poza si familja apo si çift.
Fatma dhe Alfio vazhdojnë të ndiqen në Instagram, por komentet e tyre të ëmbla që merrnin gjithë vëmendjen mungojnë tashmë.
Gjithsesi na mbetet të presim për konfirmimin e çiftit.
Alfio dhe Fatma u njohën kur “Kripë dhe Piper” nisi transmetimin në IN Tv. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë. “Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe./albeu.com/