Vizita katër-ditore e Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar përfshinte një ribashkim me të atin, Mbretin Charles, pas gati dy vitesh si dhe një vizitë sekrete te një anëtar tjetër i familjes mbretërore.
Sipas Hello, Harry bëri një vizitë private në Pallatin Kensington për t’i shprehur personalisht respektin dhe ngushëllimet e tij Princit Edward, Dukës së Kentit, pas vdekjes së gruas së tij Katharine, Dukeshës së Kentit.
Ajo ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 92 vjeçare.
Edhe pse Princi Harry nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e Catherine më 16 shtator pasi ai ishte larguar tashmë nga Mbretëria e Bashkuar, një burim pranë tij tha se ai ishte i kënaqur që u ribashkua me familjen, miqtë dhe kolegët.
“E vetmja keqardhje e tij ishte se nuk mundi të qëndronte më gjatë dhe të shihte më shumë njerëz, por takimet në Ukrainë ishin planifikuar prej kohësh dhe ishte e rëndësishme për të që të merrte pjesë”, tha burimi.
Burimi zbuloi se pasioni i Harryt për kauzat për të cilat kujdeset ende vazhdon dhe se mezi pret të kthehet dhe të bëjë sa më shumë që të mundet