Pretendon çmimin e madh, a po i kthen Lori Hoxha nderin e 2014-ës Ilir Shaqirit? (VIDEO)

Iliri është ndër të paktët banorë i cili karrierën e ka relizuar jashtë vendit, prej shumë vitesh dhe pjesa më e madhe e njohjeve të tij është në Itali.

Por ai është gjithashtu banori që është shpallur më shpesh i preferuari i publikut.

Ndërkohë Iliri është trajtuar si një nga konkurrentët më të fortë dhe është një ndër banorët i cili e ka përmendur më shumë finalen

A është Ilir Shaqiri i preferuari i vetë produksionit, apo i vetë producentes Lori Hoxha?

Kjo hipotez lind edhe nga një tjetër program televiziv i 7 viteve më parë, “Dancing With The Stars”, ku Ilir Shaqiri ka qenë kryetari i jurisë.
Lori Hoxha mori çmimin e madh dhe u shpall fituesja e Dancing With The Stars ku konkurronte në finale përball një nga konkurrentevë më të forta në atë kohë, Flaka Krelanit.

Fitore kjo e cili u diskutua për vite me rradhë dhe e ndoqi Lori Hoxhën në çdo intervistë me pyetjen nëse e meritoi vërtetë trashëgimtarja e Top Channel.

Një video së fundmi teksa Ilir Shaqiri në “Dancing With The Stars” i numëron Lorit të gjitha aftësita e mira në kërcim, po shihet nga publiku si një nder që ajo po ja kthen sot në “Big Brother VIP./albeu.com/