Preku dhe puthi me forcë aktoren, ylli i “Squid Game” dënohet pas 7 vitesh

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar për ngacmim seksual, Oh Young-soo, aktori 79-vjeçar që fitoi Golden Globe për portretizimin e një konkurrenti në dramën e mbijetesës së Netflix “Squid Game”, shkruan Ny Times.

Young-Soo u shpall fajtor për përqafimin e papërshtatshëm të një aktoreje, mbajtjen e dorës dhe puthjen pa dëshirën e saj në vitin 2017. Ai u dënua me tetë muaj me kusht dhe u urdhërua të ndiqte 40 orë mësime për dhunën seksuale.

Prokurorët e akuzuan Young-Soo në vitin 2022, pasi një aktore, e cila nuk u identifikua, paraqiti një ankesë duke e akuzuar atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme. Në shumë raste në gusht dhe shtator 2017, Young Soo e kishte përqafuar gruan, i kishte mbajtur dorën, e kishte puthur në faqe dhe ishte shtrirë në dhomën e saj të marrë me qira, ku kishte bërë komente seksuale potencialisht të papërshtatshme.

Gjykatësi Jeong tha gjatë seancës se aktorja e ka ndarë me njerëz të tjerë këtë rast tronditës dhe e ka shkruajtur në ditar.

Disa muaj përpara se të akuzohej, Young See u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe, si aktori më i mirë për rolin e tij si Lojtari Nr. 001 në “Squid Game”, një dramë distopike për njerëzit që rrezikojnë jetën e tyre në një garë e fshehtë me shpresën për të fituar një pasuri.

Ai gjithashtu u nominua për një Emmy 2022 për performancën e tij në shfaqje, ende seriali më i ndjekur ndonjëherë në Netflix.


Shtuar 15.03.2024 13:48