Aktori shumë i dashur shqiptar, Herion Mustafaraj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na ka prezantuar së fundmi me vajzën e tij.
Në një ditë të veçantë si kjo e diel, e cila përkon me festën e baballarëve, Herioni ka postuar një foto me vogëlushen e tij, e cila tanimë është rritur dhe është bërë një zonjushë e vërtetë.
Këtë foto, aktori e ka shoqëruar edhe me një lutje, me lutjen e një babai, ashtu si dhe ai e ka quajtur.
“”O Zot I madh . Nese do te me marresh dashurine, ki meshire e me merr mua te parin”.
Gezuar kete dite te shenjte miqte e mi! Happy Father’s day !!!!”, shkruan ai ndër të tjera.