Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin! Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Cllevio, emri i vërtetë Kleviol Ahmeti, pritet të kthehet nesër në Shqipëri pas një periudhe të gjatë ndalimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.

Burime të afërta me ngjarjen kanë konfirmuar për Express se Cllevio ka pranuar ekstradimin dhe ka nënshkruar dokumentet për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat që ai i cilëson si të ngritura nga kundërshtarët e tij.

Ekstradimi është planifikuar të realizohet më 8 tetor, nën mbikëqyrjen e Interpol-it, ndërsa pas mbërritjes në Tiranë priten detaje të tjera lidhur me situatën ligjore të tij.

Cllevio ka qenë një prej emrave më të komentuar në shoëbiz-in shqiptar, i njohur për deklaratat e drejtpërdrejta, konfliktet publike dhe videot virale në rrjetet sociale. Shpeshherë ai është përfshirë në debate me figura të tjera të njohura të muzikës dhe internetit, duke u bërë një personazh i ndjekur, por edhe i diskutueshëm.


Shtuar 7.10.2025 23:36

Tags: