Pas shumë vitesh, Noizy dhe Stresi kanë bërë paqe mirëpo më herët grupet e tyre ishin vërtetë problem!
OTR e Noizy-t dhe TBA e Stresit kishin konflikte të vazhdueshme dhe këtu s’e kemi fjalën vetëm për gërricjet e ngacmimet nëpër këmbë. Tensioni mes çunave solli shpesh edhe tension mes fansave të dy grupeve, që degradoi në përplasje fizike.
None found
Nga sherri i fansave të dy reperëve, një i ri i quajtur Denis Dollapi u plagos me 11 thika në trup më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Noizy ka folur i prekur për këtë ngjarje.
“Përveç neve që kishim problemet tona, dhe ndjekësit tanë kishin probleme në klasa, në rrugë. Incidenti ka qenë se dy fansave të grupeve tona dhe fatkeqësisht një nga djemtë e palës tjetër ndodhet në koma. Unë ashtu nuk dua të shoh as armikun më të madh. Është për të ardhur keq.”, tha reperi.
Referuar hetimit gjyqësor të bërë në atë kohë, Denis Dollapi, përkrahës i bandës muzikore “Butuesi”, i njohur si mbështetës i reperit “Stresi”, ishte rrahur nga disa djem të bandës kundërshtare “OTR”, mbështetës i reperit “Noizy”.
Ditën e ngjarjes ai kishte kontaktuar një prej djemve të “OTR”-së, i njohur si “Infiniti”. Sipas prokurorisë, Dollapi i kishte thënë Infinitit të thërriste shokët e tij dhe të sqaroheshin.
Teksa prisnin në një ngushticë pranë “17 Nëntorit”, një e thirrur me zë të lartë “mos e lëshoni Denis Dollapin” u pasua me një grumbull të rinjsh të dhunshëm të armatosur me thika, kaçavida dhe shufra hekuri, që e vendosën të dëmtuarin Dollapi në qendër të sulmit.
Vetë i dëmtuari Denis Dollapi nuk mundi në atë kohë të japë deklarime gjatë hetimit apo dëshmi në gjykim për shkak të gjendjes së tij tepër të rënduar shëndetësore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar të premten nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në cilësinë e të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dha përgjigje në pyetjen se pse dy ministrat nuk kanë ofruar dorëheqje pas vrasjes…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke…
Partia opozitare, LSDM, paralajmëron për rrezik të përhapjes së krizës financiare nga ALTA Banka në Serbi te banka e saj…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me protestat studentore në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Rama dhe klasës…
Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…