showbiz

Fansi i tij dergjet në koma prej 12 vitesh, Stresi: Denis Dollapi nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n

Pas shumë vitesh, Noizy dhe Stresi kanë bërë paqe mirëpo më herët grupet e tyre ishin vërtetë problem!

OTR e Noizy-t dhe TBA e Stresit kishin konflikte të vazhdueshme dhe këtu s’e kemi fjalën vetëm për gërricjet e ngacmimet nëpër këmbë. Tensioni mes çunave solli shpesh edhe tension mes fansave të dy grupeve, që degradoi në përplasje fizike.

Të lidhura

None found

Nga sherri i fansave të dy reperëve, një i ri i quajtur Denis Dollapi u plagos me 11 thika në trup më 28 Prill të vitit 2010, pranë gjimnazit “Sami Frashëri” të Tiranës.

“Denisi ka qenë shumë djalë i mirë. Ka një familje të përkryer, mirëpo ka qenë edhe adoleshent, shumë i ri. Ai nuk është plagosur as për mua, as për Noizy-n. Ai është plagosur për kushëririn e tij, një djalë që këndonte atëherë për Unikkatil-in, i quajtur DMC.”- ka thënë Stresi për IconStyle pasi Denisi u rikthye ne vemdneje te publikut dhe mediave pas takimit te tij me Noizyn në mes të koncertit.

Instervista:

Si nisi konflikti?
“Historia ka nisur para 13 vitesh, kur u formuan grupet e para të hip hop-it. Denisi nuk i linte rehat atë kohë grupet rivale. Shkonte i gjuante nëpër lagje. Një ditë, Denisi goditi me thikë një djalë, në sy të nënës së këtij të fundit. Ata mbështesnin grupin e Noizy-t, nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me Noizy-n.

Kur Denisi e goditi me thikë djalin në sy të nënës, grupi kundërshtar i mori hak. Një grup prej 7-8 vetash e rrethuan Denisin dhe i gjuajtën me thikë barbarisht.

Fatkeqësisht, nga lëndimet e shumta dhe humbja e gjakut Denisi ngeli në koma. Nuk është Denisi i vetmi që është zënë, por është ai që e ka pësuar më keq dhe familja e tij.”

Nga kush nisi konflikti?
“Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë. Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”- tregon Stresi.

E kanë vizituar Denisin?
“Ne kemi qenë në fillimet tona, kemi shkuar tek spitali se na ka ardhur keq dhe na ka penalizuar kjo punë, pa pasur faj as unë, as Noizy. Familja e tij ka bërë çmos për Denisin. Familja e tij dhe kushërinjtë janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk e kanë lënë kurrë për asnjë lloj shume monetare, por nuk ka pasur shërim djali sot e kësaj dite. Ka qenë e pamundur për ta kthyer Denisin në këmbët e veta.

Padyshim që neve na ka ardhur keq ndër vite dhe sa herë që kujtohet na vjen shumë keq, por asnjëherë nuk duhet të hedhin njerëzit baltë, apo gazetarët, apo mediat tek unë dhe Rigelsi. Nuk duhet t’i nxisim prapë këto gjëra. Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Show” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me probleme.”

Ndihma monetare për familjen e Denisit?
“Sa për ta ndihmuar Denisin, jemi gati të hapim fonde që Shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë për Denisin.

Por kurrën e kurrës, familjarisht flas në emrin tim dhe dy prindërve të mi, flas edhe në emër të ngjarjes dhe jam dëshmitar i ngjarjes, mund të pyesim edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në dijeni atë kohë, që Denisit nuk i ka ardhur as nga fansat e Stresit, as nga fansat e Noizy-t. Ky është një fakt.”- e mbyll Stresi intervistën.

të fundit

Xhaferri: Spiropali duhet të pendohet, jo të viktimizohet, ka qenë në majat e qeverisjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka komentuar në emisionin “Prime News24” zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe deklaratat…

1 minute ago

Gjykata kërkon dërgimin e Thomas Markle në Kaliforni për akuzat me materiale pornografike me të mitur; rrezikon deri në 40 vjet burg

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, pritet të transferohet në Kaliforni për t'u përballur me akuzat zyrtare…

3 minutes ago

Nga triumfi ndaj Milanit të Ronaldinhos dhe Seedorfit te pasiguria: Tirana në kërkim të identitetit, Klafuriç nën kritika

Tirana - Milan 2008/ Dean KlafuriçNë fillim të sezonit, klubi i Tiranës u “premtoi” tifozëve një “kapitull të ri” me…

12 minutes ago

Water bills in Struga to rise by up to 12%, residents oppose increase

Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…

29 minutes ago

Mickoski: We are open to dialogue, but will not accept constitutional changes without guarantees

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pret që Komisioni evropian ta njohë përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda…

29 minutes ago

Elisa Spiropali should have confessed her responsibilities and named her associates,” Klodiana Lala says: She cannot lecture us on morality; she is speaking…

Gazetarja Klodiana Lala ka kritikuar ish-kryetaren e Kuvendit dhe ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas deklaratave të kësaj të fundit…

29 minutes ago