Postimi i ri i Lori Hoxhës ndez dyshimet: Nisja e “Big Brother Vip Albania” është afër?

Lori Hoxha, ka ndezur kuriozitetin e ndjekësve me një postim të shkurtër në “Instagram”, në story. Ajo ka shpërndarë një foto artistike me motivin e një syri të vizatuar mbi një këmishë të bardhë, simbol i cili prej vitesh lidhet drejtpërdrejt me identitetin vizual të “Big Brother VIP Albania”.

Ky veprim u pa menjëherë si një “shenjë” se lajmet rreth sezonit të ri janë afër. Megjithatë, Lori nuk ka dhënë asnjë informacion shtesë: as datë, as detaje, as paralajmërim zyrtar. Thjesht një provokim i vogël, i cili ka mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet.

Një ditë më parë, Iconstyle raportoi se Big Brother VIP Kosova, ka bërë publik tashmë muajin e nisjes së sezonit të ri, ndërsa për Big Brother Vip Albania ende nuk ka asnjë konfirmim nga stafi apo nga media Top Channel.

Pikërisht kjo ka rritur pritshmëritë e publikut, i cili prej javësh kërkon me ngulm një përgjigje: Kur nis Bigu i Shqipërisë?

Për momentin, gjithçka mbetet në nivel aludimesh. Por duke njohur stilin e Lori Hoxhës për komunikim “me sinjale”, duket se diçka po afrohet… shume shpejt madje.

Fansat e BBVA presin njoftimin zyrtar per reality show-n që i ka mbërthyer me vite me radhë përballë ekranit.

 


Shtuar 12.11.2025 08:45