Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.
Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.
Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.
Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.