Poeti habit me deklaratën: Eno Popi më ka 100 mijë euro borxh

Poeti Albi Lushi, ka folur nga studioja e “Top Arena”, duke “akuzuar” moderatorin Eno Popi, se i ka borxh 100 mijë euro.

Lushi tregoi se ka qenë një nga konkurrentët pjesëmarrës në emisionin “100 milionë” në Top Channel, që drejtohej nga Popi, por në fund të lojës, nuk ia doli t’i përgjigjej saktë pyetjes, duke humbur paratë.

Ndaj, me nota humori, i tha moderatorit se i ka para borxh.

Lushi: “Eno Popi më ka 100 mijë euro borxh! E mban mend atë emisionin që ka pasur “100 milionë”. M’i dha dhe m’i mori prapë”.

Lushi: “Një pyetje për Italinë mesa mbaj mend… Danimarka më duket”.

Manushi: Është e vërtetë që ke qenë? Të ranë të gjitha lekët poshtë ty?

Lushi: “Ranë të gjitha! Më beso, as në kazino, nuk të ikin lekët aq shpejt, sa ikën aty”.

Dhedhes: Eno, mos ndoshta ky ishte momenti më i sikletshëm?

Popi: “Jo, mua nuk më bënte dhe vazhdon të mos më bëjë përshtypje kjo pjesa e lekëve, sepse unë njerëzve u marr atë që është emocioni, inati ose dashuria. Kjo ka qenë më e rëndësishme. Edhe pse e di që njerëzit e kanë dorë me një, sytë i bëjnë dollarë”.


Shtuar 30.06.2024 12:39