Po “thyen” rrjetin, deklarata e çuditshme e Kiarës për Kristin: S’më rrihet me asnjë tjetër këtu, përveç teje (VIDEO)

Dyshimet për një pëlqim nga ana e Kiarës ndaj Kristit ka kohë që kanë nisur. Herë pas here, disa momente, reagime, biseda, shprehje, e kanë bërë publikun të mendojë se moderatorja ka një pëlqim të fshehtë për Kristin.

Një video tjetër po bën sot xhiron e rrjetit. Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, banorët kanë ngrënë dhe kanë kërcyer në oborr. Në njëmoment, teksa Kristi po qëndronte vetëm, Kiara afrohet pranë tij duke kërcyer. Deri këtu është në rregull, por deklaratat e Kiarës më pas nuk janë edhe aq!

Duke qeshur, Kiara drejtohet nga Kristi duke i thënë që nuk i rrihet me asnjë person tjetër përvec atij. Kristi duke qeshur i përgjigjet: “po, normal”.

Pra, Kiarës nuk i rrihet me asnjë person? As me Luizin? Por vetëm me Kristin? Dhe nuk e di pse?

Ok, sapo u krijua një tjetër telenovelë aty brenda…


Shtuar 22.03.2023 12:53