“Po të isha beqar…”/ Albi Nako zbulon çfarë i tha partnerja para se të hynte në BBV: Fli me…

Koreografi i njohur, Albi Nako, prej pak ditësh është pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP3”.

Por para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Big Brother Fan Club”.

Nako zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste.

I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha më fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

“Unë jam në një lidhje. Bashkëjetuesja ime është nga Shkodra. Por edhe po të isha beqar nuk do të krijoja një histori, nuk besoj”, tha Nako.


Shtuar 21.01.2024 21:13