showbiz

Po mendon të largohet nga Shqipëria? Flor Binaj: Shqiptarët largohen për një jetë normale, jo për më mirë

Aktori i humorit, Florjan Binaj ka qenë gjithmonë një ndër emrat publikë që ka ngritur zërin publikisht për problematika të ndryshme. Ndër më të fundit ishte protesta që u mbajt për rritjen e çmimit të naftës, ku u përball me shumë kritika dhe madje u përfol se do të hynte në politikë.

Në një intervistë që ka dhënë për Syri Tv, ai ka folur më shumë për këtë pjesë. Aktori tha se është përballur me shumë komente negative në rrjete sociale pasi shumë mendonin se do të kishte benefite nga kjo gjë por sipas tij, koha tregoi se kishte të drejtë dhe se tani kërkojnë sërish të ngrejë zërin.

Të lidhura

None found

A ka menduar të largohet nga Shqipëria?

“Kush tha që jo. E kam menduar disa herë, e kam pasur një mundësi në vitin 2004, fitova të drejtën e studimit në një universitet italian, bëra provimin e gjuhës dhe e fitova. Por në atë kohë sa kisha filluar në “Portokalli” dhe bëra disa llogaritje dhe vendosa të rri. Ne të gjithë kemi miq e shokë që po ikin çdo vit.

Mua më ikin 3-4 shokë, dhe nuk është se janë në punë të këqija dhe fitojnë pak. Por është ajo që fitojnë këtu nuk ka më vlerë mbrapa, ajo që iu mësojnë fëmijëve nuk është i njëjti rregull që funksionon jashtë. Më së shumti ikin për fëmijët. Nuk është se fitojnë më shumë, por ndihen të vlerësuar.“, tha ai.

Duke folur për emisionin investigativ “Piranjat”, aktori i humorit shtoi më tej: “Ky vend ka shumë piranja të mira dhe të këqija. Siç ka njerëz të mirë dhe të këqij. Ne kemi piranjat e mira që duan të zbulojnë dhjamin që kanë vënë piranjat e këqija në kurriz të njerëzve të ndershëm.”

A do t’i hyjë politikës?

“Hyrjen në politikë e shoh diçka shumë të largët. Këtyre që janë në politikë iu duhet një Ctrl z sepse kanë pasur mundësi 32 vite për t’ia dalë dhe nuk kanë mundur. Në shkollë nëse katër vjet nuk ia del të përzënë. Ne i sjellim dhe fusim prapë. Duhet një frymë e re me djem dhe vajza të tjera që ta bëjnë këtë gjë.

Jo këta që janë. Për sa i përket pengut, kam shumë projekte për të ardhmen. Për mua suksesi më i madh është familja.”, tha Flori.

të fundit

Vanity Fair përfshin Papa Leo XIV mes 70 figurave më elegante të vitit 2026

Për herë të parë pas një dekade, revista Vanity Fair ka rikthyer listën e saj të 70 njerëzve më të…

2 minutes ago

Kylian Mbappe, afati është 2 nëntori, për çfarë bëhet fjalë…

Ka afate që me kalimin e kohës shndërrohen në kufij dhe për Kylian Mbappe ky kufi është 2 nëntori. Pikërisht…

4 minutes ago

Vanity Fair përfshin Papa Leo XIV mes 70 personave më elegantë të vitit 2026

Për herë të parë pas një dekade, revista Vanity Fair ka rikthyer listën e saj të 70 njerëzve më të…

13 minutes ago

Çështja që ka tronditur SHBA-në: A mund të mbahet penalisht përgjegjëse Lindsay Clancy për vrasjen e tre fëmijëve?

Gjyqi i Lindsay Clancy, nënës amerikane të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, ka mbërritur në pikën vendimtare.…

20 minutes ago

Barcola drejt Liverpoolit, zbardhen shifrat dhe detajet e marrëveshjes

Bradley Barcola mori një dhuratë në formën e një transferimi historik disa ditë para ditëlindjes së tij të 24-të.Sulmuesi i…

20 minutes ago

Breshëri sa një top tenisi e makina të shkatërruara, moti i keq përfshin Zvicrën (FOTOT)

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të shumta në disa vende të Evropës, duke përfshirë Francën, Italinë dhe Zvicrën.…

23 minutes ago