“Po kjo karamelja kush është?” – Meritoni ngacmon LIVE gazetaren ne studio

Ish-banori i edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Meriton Mjekiqi, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Moderatori i njohur ka zbuluar detaje nga sezoni i ri i programit të tij “A je bre normal” si dhe ka folur për jetën personale.

Në një moment gjatë kësaj interviste, ku iu bënë pyetje të ndryshme nga bashkë moderatoret e programit, Meritoni i bëri disa komplimente Sherina Spahiut.

Kur kjo e fundit mori fjalën për t’i bërë një pyetje, Mjekiqi dëgjohet të thotë:

“Po ti moj yll, po kjo karamelja kush është?”.

“Sherina Spahiu”, i përgjigjen Rudina Dembacaj dhe Ori Nebijaj.

Ndërkohë me humor Rozana Radi ia pret:

“Kjo është nusja e një shokut tonë”.


Shtuar 30.10.2025 17:29