Po eliminonte Donaldin dhe Beatrixën, postimi i Einxhel që bëri namin dhe u fshi (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, në llogarinë e Einxhel është publikuar një foto me përmbajtje dhune.

Pas ngjarjeve të fundit në “Big Brother VIP”, ku Einxhel është në sherr e sipër me Donbaldin dhe rrjedhimisht edhe me Beatrixën që është e dashura e tij, në profilin e saj në Instagram është publikuar një foto e Einxhel me armë ku shënjestron çiftin dhe nënkupton vrasjen e tyre.

Pasi ka marrë më shumë se 4 mijë like, shumë komente, por një lumë me kritika në rrjet, kjo foto është fshirë, por është ruajtur nga Albeu.com.

Justifikimi në Insta Storyn e Einxhel ka qenë se postimi është bërë nga një ndjekës i moderatores së cilës i është besuar edhe Instagrami i saj.

“Për shkak të angazhimeve, një ndjekës besnik i Einxhel, është punësuar për të mbajtur aktive faqen me postimet e krijuara nga ndjekesit e saj, duke përfshire edhe këtë të fundit (me permbajtje dhune). Sapo eshte pare nga ne (familjaret dhe miqtëe ngushtë) postimi eshte fshire menjehere he personi ne fjale po mban pergjegjesi. Ne ju kerkojme ndjese dhe ju themi se kemi dashuri per te gjithe ju qe doni dhe mbeshtesni Einxhel ne kete rrugetim ne Big Brother, duke ruajtur etiken. Much love for you guyz  #Einxhelteduam”, shkruhet në llogarinë e saj.


Shtuar 20.01.2022 11:51