Po e mban të fshehtë? Këngëtarja e njohur shqiptare do të bëhet nënë për herë të dytë

Kaltrina Selimi një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar do të bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e kanë konfirmuar për burime për Prive, ndërsa këngëtarja është treguar e kujdesshme pasi në rrjete sociale nuk ka postuar foto që të ekspozojë barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se në vitin 2014 Kaltrina u bë nënë e një djali.

Sa i përket muzikës, ajo jeton prej vitesh në Londër dhe nuk ka qenë shumë aktive me projekte të reja. Selimi u bë e njohur për publikun shqiptar, kur ishte pjesë e grupit Hana Band./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 21:50