“Po del një gore”, plas keq në emision mes Robertit dhe Alketës (VIDEO)

Alketa Vejsiu dhe Robert Aliaj janë përplasur në emision, duke i ngritur dhe zërin njëri-tjetrit. Debati ka nisur pas një fjale të përdorur nga Robert Aliaj kundër Danielës, të cilës i tha që është histerike dhe po del keq duke folur në çdo vend.

Në një moment, Roberti i drejtohet konkurentes me fjalët: Po del një gore, po del gore.

Kaq u desh që të ndërhynte Alketa e cila i doli në mbrojtje vajzës. “Mos e banalizoni tani. Argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze”, u shpreh moderatorja, ndërsa diskutimi vazhdoi me tone të larta.


Shtuar 7.12.2021 09:56