Rita Ora, si pjesë e panelit të jurisë së “The Voice Australia” ka përjetuar së fundmi një situatë aspak të zakonshme.
Në episodin e mbrëmjes së djeshme, një konkurrent i quajtur Henry Starr, u zhvesh dhe nisi të bënte striptizëm shumë afër këngëtares, duke nxitur kështu reagime në publik. Edhe pse ai nuk u kualifikua për më tej në këngë, padyshim që performanca e tij do të mbahet mend gjatë.
“Rita është aq flirtuese”, vuri në dukje një fans në komentin e tij në Twitter.
“Ishte brilante”, shkroi një tjetër.
Përsa i përket jetës personale, Rita po përflitet shumë për lidhjen e dashurisë me regjisorin e njohur, Taika Waititi.
Së fundmi, ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angelos. Dyshja dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.
Bukuroshja shqiptare ishte e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.