Plot sharm në pasarelë, por vajza e Monica Belluccit nuk ndihet mirë dhe i ndodh e papritur gjatë sfilatës së D&G (VIDEO)

E si mund të ishte ndryshe vajza e Monica Belluccit, elegante dhe plot sharm, Deva Cassel po merr vëmendjen e në botën e spektaklit e më tepër pasarelave.

Prej vitesh tashme, Dolce Gabbana e ka spikatur Deva Cassel në reklamat e saj dhe pritet të jetë ylli i ri i firmës luksoze. Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në sfilatën e tyre të fundit në, Piazza del Duomo në Ortigia, në provincën e Siracusa-s, ku tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, si dhe u përball me një incident të vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Siracusa News (@siracusanewsofficial)

Deva, e bukur dhe mahnitëse si gjithmonë, u shfaq me fustanin transparent me stil barok. Gjithçka dukej për mrekulli, të paktën derisa modelja u ndje keq dhe rrëshqiti pak përgjatë pasarelës e më pas u rrëzua në prapaskenë. Ndoshta ishte faji i emocioneve ose ndoshta i temperturave të larta. Megjithatë, e rëndësishmë është që Deva mori kujdesin e duhur dhe u bë mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Deva Cassel Fan Page (@deva4fans)