Marjana Kondi është një ndër aktoret shqiptare të brezit të saj më aktive në rrjetet sociale. Kohët e fundit, rrjetet sociale i është bashkuar edhe Robert Ndrenika, i cili po tërhiqet gjithmonë e më shumë nga ekrani i televizoneve.
Por në komentet në fotot e kolegëve nuk mungojnë batutat e tij pikante.
Ndodhi kështu kësaj here në një foto të publikuar nga Kondi, ku duket e lumtur ndërsa ndodhet pranë “Fontana di Trevi” në kryeqytetin e Italisë, në Romë. “Të bekuar jemi të gjithë” shkruan ajo, ndërsa Ndrenika i bën komentin epik.
“Shiko shiko plaka, bredh andej këndej”
E njohur për humorin e saj, aktorja i përgjigjet Ndrenikës po me batutë.
“Ore mos më thuaj plakë, ta rregulloj unë qejfin ty”, shkruan Marjana.
Dy aktorët kanë interpretuar bashkë në film dhe teatër, në produksione si “Rrokullisje”, “Mendohu Xhakomino” etj.