Çfarë është OnlyFans? OnlyFans është një platformë e rrjeteve sociale, që lejon përdoruesit të postojnë përmbajtje dhe të paguhen nga ndjekësit e tyre, apo “fansat”, përmes abonimeve në llogari. U themelua nga Timothy Stokely në vitin 2016.
Mund të postojnë përmbajtje? Çfarë nënkupton me përmbajtje? Në fillimet e veta, OnlyFans shërbente si platformë ku përdoruesit publikonin pornografi amatore të të gjitha zhanreve.
None found
Pra, OnlyFans është porno? Është, por jo vetëm porno. Punonjësit e seksit e përdorin platformën, madje një artikull i New York Times, i vitit 2019, pretendon se platforma “e ndryshoi punën e seksit përgjithmonë.” Sidoqoftë, shumë llogari të tjera kanë arritur të mbledhin para edhe duke postuar foto normale me një përmbajtje të përshtatshme. Platforma thotë se YouTubers po e përdorin atë si një burim tjetër të ardhurash dhe influencuesit e fitnesit, shfaqin aty videot e tyre të stërvitjes. Çdokush (mbi 18 vjeç) mund të hapë një profil, të postojë foto dhe video për një tarifë mujore që e paguajnë ndjekësit.
Po Enca çfarë poston? Në një intervistë për Privé, ajo u shpreh se nuk poston vetëm foto të nxehta, por komunikon me fansat, hedh informacione për këngët e reja dhe gjërat që bën në përditshmëri.
Kur thotë “foto të nxehta”, për çfarë e ka fjalën? Nuk dimë ta themi (sepse nuk kemi Only Fans), por disa që ka shpërndarë në Instagram janë si ne galerine e meposhteme.
Si përfundim? Në Privé, e pyetur se sa fiton, u shpreh “marshallah”.
Që do të thotë? “Marshallah” është relative, por në mbishkrimin e llogarisë së saj në OnlyFans shkruan “Top 0.1% of OnlyFans Creatos”.
Për ne që kemi 0 njohuri, “Top 0.1% of OnlyFans Creatos” çfarë kuptimi ka? Nëse një krijues renditet në 1% e më të mirëve, kjo do të thotë që bën më shumë para se 99% e krijuesve të tjerë. E njëjta gjë vlen për 10%, 0,1% e kështu me radhë.
Një veturë elektrike tentoi të parkohej plot 868 herë gjatë një nate, përpara se të arrinte të ndalej.Ngjarja e pazakontë…
Ndërsa shumica e të rriturve kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, disa njerëz mund të…
Sot, Hermès është një nga markat më prestigjioze dhe më të vlefshme të luksit në botë, e njohur për çantat…
Princesha Charlene e Monakos ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë festimeve për Ditën Kombëtare të Principatës, ku…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.“Fruthi, është një sëmundje shumë…
Pres që Prokuroria Publike, ndoshta edhe Ministria e Punëve të Brendshme, por në këtë rast më shumë Prokuroria Publike, të…