Hetimet për grabitjen e bujshme të bizhuterive historike nga Muzeu i Luvrit në Paris kanë sjellë zhvillime të reja. Pesë persona të tjerë janë vënë në pranga, duke e çuar në shtatë numrin total të të arrestuarve për ngjarjen që ka tronditur Francën dhe opinionin ndërkombëtar.
Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, një prej të arrestuarve të rinj dyshohet se ishte pjesë e bandës prej katër personash që kreu grabitjen, e maskuar si punëtor ndërtimi. Hajdutët arritën të hynin në muze dhe të merrnin bizhuteritë e epokës së Napoleonit, me vlerë që tejkalon 100 milionë dollarë.
None found
Pas 11 ditësh kërkime intensive, autoritetet kanë arritur të kapin tre nga katër autorët e dyshuar kryesorë, por thesaret mbeten ende të humbura. Hetuesit besojnë se bizhuteritë mund të jenë çmontuar për t’u shitur në pjesë, duke përfshirë një gjerdan të rrallë smeraldi me mbi 1,000 diamante që Napoleoni ia kishte dhuruar bashkëshortes së tij të dytë.
Arrestimet e fundit janë kryer në Paris dhe në periferinë e Seine-Saint-Denis, ndërsa dy të parët u ndaluan fundjavën e kaluar. Njëri prej tyre, një 34-vjeçar algjerian, u identifikua përmes ADN-së në një skuter të përdorur gjatë grabitjes; tjetri, 39 vjeç nga Aubervilliers, ishte i njohur më parë për vjedhje.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze mbi masat e sigurisë në Luvër. Drejtori i muzeut, Laurence des Cars, pranoi se hyrja ku u futën grabitësit nuk ishte e mbuluar nga kamerat, një neglizhencë që mund t’i ketë kushtuar Francës disa nga pasuritë e saj më të çmuara historike
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…