Angelina Jolie po përgatitet të bëjë një ndryshim të madh në jetën e saj personale dhe familjare duke planifikuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në korrik të vitit 2026, sapo binjakët e saj, Vivienne dhe Knox, të mbushin 18 vjeç më 12 korrik. Ky vendim, sipas burimeve të afërta me yllin e Hollivudit, është një hap që Jolie e ka planifikuar prej kohësh dhe tani po e shqyrton seriozisht, pasi marrëveshja e kujdestarisë me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, do të përfundojë komplet.
Burime të ndryshme qeverisin se aktorja kurrë nuk ka dashur të jetojë përgjithmonë në Los Angeles, por e ka bërë këtë për hir të fëmijëve dhe detyrimeve ligjore të kujdestarisë. Me fëmijët e saj më të vegjël tashmë të rritur, Jolie po konsideron mundësinë e zhvendosjes jashtë vendit në vende që ajo i sheh si më të sigurta, më të qeta dhe më private për rritjen dhe jetën e familjes.
Për Jolie, fëmijët kanë qenë gjithmonë në qendër të vendimeve të saj; ajo ka deklaruar publikisht se dëshiron t’u ofrojë atyre një rritje në një mjedis ku privatësia, paqja dhe siguria janë garanci kryesore. Burimet thonë se ylli i filmit ka shprehur mendimin se “ndonjëherë vendi ku jetojmë tani nuk ofron atë lloj njerëzishmërie që kam gjetur nëpër botë”.
Gjatë një diskutimi në Festivalin e Filmit në San Sebastián 2024, Jolie është shprehur edhe për klimën politike dhe sociale në SHBA, duke thënë se “i do vendin e saj, por në këtë moment nuk e njeh më atë”, dhe duke theksuar se çdo gjë që kufizon lirinë e shprehjes dhe liritë personale është e rrezikshme. Këto komente janë interpretuar si shprehje e shqetësimit të saj për situatën shoqërore dhe politike të vendit.
Angelina Jolie nuk është e panjohur me temat e imigracionit apo të drejtave të njeriut. Ajo ka kritikuar më parë politikat e imigracionit në SHBA dhe ka shkruar artikuj kundër ndalimit të imigracionit, duke u angazhuar shpesh edhe për kauza humanitare ndërkombëtare një profil që shtrihet përtej karrierës së saj si aktore.
