Përplasje mes Yllit dhe Ganiut në Ferma VIP: Nuk ke vlerë as sa çorapet e mia

Humoristi nga Kamenica, Gani Gërmia, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP 2.

Në këtë reality shou është edhe TikTok-eri nga Peja, Yll Dreshaj, me të cilin pati një përplasje së fundmi.

Ish-banori i Big Brother Kosova thotë se nuk ka çorape, se për mend mos të flasim fare.

Influencuesi tutje gjatë debatit i thotë se ai nuk ka vlerë as sa çorapet, duke degraduar gjithë bisedën.

“Çka jep ti o pus, çorapa nuk ke e lëre mo mend me dhënë”, i tha Visar Dërmaku (emri i vërtetë).

“Nuk ke vlerë as sa çorapet e mia”, ia ktheu në anën tjetër Dreshaj.

Ganiu ia bëri me dije në debatin e tyre se do ta nxjerrë nga Ferma në nominimin e parë.

“Në nominimin e parë kam me të nxjerr jashtë”, tha ndër të tjerash.


Shtuar 9.04.2025 17:52