Ishte Gjesti ai i cili vazhdoi duke biseduaredhe pas fikjes së dritave që nënkupton kohën e gjumit për banorët, edhe pse ishin orët e para të mëngjesit. Xuxi reagoi ashpër, duke i kërkuar që t’i linte të flinin, teksa nuk i kurseu as ofendimet.
“A je normal o haver, njerëzit duke fjetur. Ti se meriton as me të fol”, u shpreh Xuxi.
Gjesti shkoi dhe kërceu tek shtrati i Xuxit, gjë që e acaroi shumë këtë të fundit teksa e shtyu Gjestin nga krahët dhe i kërkoi që të mos e bëjë më këtë.
“Qu prej qëtu menjëherë, hiqmu dhe mos më prek edhe njëherë këtu. Mos më prek asnjëherë tek shtrati – po të shtyj për qejf”, i tha Xuxi, ndërsa Gjesti i kërkonte që të mos e prekte me dorë.
Banorët e tjerë ndërhynë për të ulur gjakrat e dy palëve.