Mbrëmjen e djeshme, Shkëlzeni ishte banori që u eliminua nga gara, pas një nominimi të vështirë me pjesën tjetër të djemëve të shtëpisë dhe Valbonën.
I pyetur se çfarë e penalizoi në lojë, Shkëlzeni e pranon se ishte mbështetja që i ofroi Eglit dhe Gjestit, duke mos bërë lojën e tij.
Sa i përket kërshërisë se kush mund ta fitojë këtë sezon të “Big Brother VIP”, ish-banori rrëfen se mes dy lojtarëve të fortë si Gjesti dhe Rozana, këtë edicion e fiton kjo e fundit, falë aftësive të saj manipuluese në lojë.
Ledioni: Në shtëpi Valbona ka insinuuar se edhe ti ke qenë një nga djemtë që e ka ngacmuar atë, ç`ka të ka prekur shumë…
Shkëlzeni: “Sipas asaj po. Ne kemi pasur një debat shumë të ashpër, më preku sepse unë herën e parë që kam hyrë në shtëpi i jam drejtuar me teze. Valbonës ata që i drejtohen me teze, i afrohen.
Është mësuar shumë ndryshe, unë nuk jam i tillë. Nuk ju afrohem vajzave në mënyrë të tillë. I kam thirrur ashtu sepse mamin e kam nga Puka. Nuk kam shprehur pëlqim ndaj saj, përkundrazi, nuk mund të kem pëlqim për dikë që bën aq shumë zhurmë. Nuk durohet një person i tillë në shtëpi”.
Arbri: Kam përshtypjen se ti e pate të vështirë të ndërtoje lojën tënde në shtëpi. Mesa kam parë unë, ti ishe një mbështetës i Gjestit dhe një shok i Eglit. Kjo ndoshta edhe të ka penalizuar që nuk munde të krijoje një lojë tënden. Nëse Vserlo dhe Kelly, kanë krijuar një linjë të vetën, ajo që ra më shumë në sy tek ti është të qenurit mbështetës i Gjestit.
Shkëlzeni: “Më penalizoi, por duke qenë se hyra si shok i Eglit, duhet ta mbështesja. Por unë nuk kam hyrë si fans i Gjestit, pas dy javësh marrëdhënia u kthye në reciproke. Dhe kur doli Egli unë e pashë që ishte keq dhe nuk e lija dot vetëm”.
Arbri: A hyre ti për të fituar Big Brother?
Shkëlzeni: “Qëllimi ai është, por kur hyn vonë është vështirë. Po ashtu, kur hynë si shok i dikujt është thikë me dy presa. Largimi i saj më ngarkoi emocionalisht”.
Arbri: Kush e fiton Big Brotherin?
Shkëlzeni: “Rozana ose Gjesti, por mendoj që Rozana. Me aftësitë me aftësitë manipuluese”.
Neda: Unë mendoj se ti nuk hyre fare për ta fituar. Hyre për t`u bërë shok me Gjestin dhe për të vijuar atë miqësi që kishe me Eglin. Mendoj se je aq djalë i zgjuar sa e ke kuptuar që nuk do të bëje një Big Brother të jashtëzakonshëm në momentin e lojës kur hyre vetë.