Një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, Klea Huta dhe Elgit Doda, janë kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të zërave që qarkullojnë prej javësh se mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre dyvjeçare.
Në mediat rozë është aluduar për një krisje në marrëdhënie dhe madje për një raport të ri që këngëtari mund të ketë nisur me një vajzë tjetër.
Prej kohësh, Klea dhe Elgiti nuk janë parë më bashkë, as në evente publike, as në rrjetet sociale, gjë që ka shtuar dyshimet se diçka nuk po shkon mirë mes tyre.
Megjithatë, një postim i fundit i saj në “Instagram” ka ngritur sërish dyshime. Klea ka ndarë në “Instastory” një pjesë teksti nga një këngë me fjalë plot ndjenjë, që shumë e kanë interpretuar si një mesazh i koduar për Elgitin.
Në vargjet që ajo ka publikuar thuhet: “Do të mungojnë buzët e mia, si buzë greminë, ku qëndroje. Do të mungojnë duart e mia, ku trupin tënd lëshoje.”
Ndërkohë, as Klea Huta dhe as Elgit Doda nuk kanë bërë ende asnjë reagim publik për të konfirmuar apo mohuar ndarjen, duke zgjedhur të mbeten në heshtje.
Megjithatë, disa ditë më parë, Klea Huta duket se u përpoq t’i shuante këto zëra, duke publikuar një sërë fotosh ku vëmendjen e mori unaza e diamantit, dhuratë nga Elgiti në ditëlindjen e djalit të tyre.
