showbiz

Përçahet treshja e BBVK, Elijona akuza Londrimit dhe Klodit: Shokë fake

Atmosfera në Big Brother VIP Kosova 4 po bëhet më e tensionuar çdo ditë afër finales, dhe një moment i tillë ka ndodhur gjatë “Darkës së finalistëve”, kur Elijona shpërtheu ndaj dy shokëve të saj më të afërt në këtë rrugëtim, Londrimit dhe Klodit, duke i akuzuar se nuk kanë qenë kurrë të sinqertë.

Ajo shprehu zhgënjimin e saj për mënyrën se si raporti i tyre ishte dukur i sinqertë deri në momentin kur fjalët e Dolces duket se i vunë ata në dyshim. “Ju më lini të kuptoj që keni qenë shokë të fake… duket sikur po përpiqeni të shfrytëzoni situatën,” tha Elijona, duke reflektuar ndjenjën e tradhtisë dhe keqkuptimit që ndjente.

Të lidhura

None found

Londrimi ndërhyri menjëherë, duke tentuar të qetësonte situatën dhe të justifikonte sjelljen e tij dhe të Klodit: “Fake mund t’i quash ata që përpiqen të shikojnë vetën dhe qëllimin për të cilin kanë ardhur në lojë?”

Por Elijona nuk u tërhoq: “Jo, ndjej keqardhje, por pse kjo u kujtua vetëm tani, pas finales?”

Benita komentoi se kjo situatë mund të ishte zgjidhur shumë më herët dhe se tensionet nuk duhej të prisnin deri në fund të lojës, ndërsa Londrimi u përgjigj me vendosmëri: “Elijona, po gabon.”

Ky moment shpërthimi krijoi një atmosferë të ndezur dhe të paparashikueshme brenda shtëpisë, duke surprizuar jo vetëm konkurrentët, por edhe publikun që ndjek çdo lëvizje të finalistëve.

Big Brother VIP Kosova 4 është kapluar nga emocionet e finales, kur konkurrentët e mbetur do të zbulojnë në spektalin e ardhshëm nëse do e prekin finalen apo jo.

të fundit

BDI seeks national pact on North Macedonia’s strategic issues

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

10 minutes ago

BDI kërkon pakt kombëtar për çështjet strategjike të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për dialog politik dhe bashkëpunim ndërpartiak, duke vlerësuar se çështjet strategjike të…

30 minutes ago

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

7 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

7 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

7 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

7 hours ago