Për shkak të gjendjes shëndetësore, këngëtari anulon koncertet

Justin Bieber është detyruar të anulojë angazhgimet muzikore për shkak se është infektuar me koronavirus. Mediat e huaja raportojnë se ajo po përjeton simptoma të lehta. Bieber do të eprformonte si pjesë e turneut të tij “Justice ëorld Tour” në Las Vegas të dielën, por koncerti është shtyrë.

“Për shkak të rezultateve pozitive të Covid brenda familjes së Justice Tour, për fat të keq do të na duhet të shtyjmë shfaqjen e së dielës në Las Vegas. Justin është sigurisht jashtëzakonisht i zhgënjyer, por shëndeti dhe siguria e ekuipazhit dhe fansave të tij është gjithmonë prioriteti i tij numër një.

Nisja e turneut në San Diego ishte një sukses masiv, dhe Justin është i emocionuar për të sjellë këtë shfaqje spektakolare për fansat e tij në Las Vegas sa më shpejt të jetë e mundur. Data e riplanifikuar për në Las Vegas do të jetë e marta, 28 qershor. Rimbursimet janë të disponueshme në pikën e blerjes.”, thuhet në deklaratë.

Bieber nisi koncertin e parë të premten në San Diego. Las Vegas ishte ndalesa e dytë e turneut, i cili zgjat deri në mars 2023.


Shtuar 21.02.2022 12:29