“P*derast mashkull…”, Stresi shpërthen keq ndaj Bled Manes, por u pendua shpejt

Tensionet mes Stresit dhe Bled Manes kanë qenë prej kohësh të hapura. Mirëpo me nisjen e “Big Brother VIP Kosova 2” ka bërë që të rindizen sërish.

I ulur në karrigen e opinionistit, gazetari Bledi Mane e ka krahasuar Bleron me fituesin e edicionit të parë të BBVK, Stresin.

Por duket se këtë koment nuk e ka pritur aspak mirë reperi.

Një një posim në InstaStory Stresi shkruan:

“Mua nuk më krahason dot me Bleron, as me askënd. Lëri kunjat se është nata e parë në BBVK, dhe le të shkojë çdo gjë mirë, se ndryshe nuk je në Prime-in tjetër aty, pederast mashkull. Mos leh kot, merr atë rrogën aty për punën që bën dhe shttt.”

Mirëpo reperi është penduar shpejt dhe ka fshirë pas disa minutash postimin./albeu.com/


Shtuar 21.10.2023 12:22