Pas një kohe të gjatë që janë përfolur për një romancë mes tyre, ish-partneri i Tunës, Patris Berisha dhe Santiana Maloku, e kanë bërë zyrtare marrëdhënien e tyre.
Lidhja u konfirmua përmes një fotografie që muzikanti publikoi në InstaStory, ku dyshja u panë të përqafuar në ashensor.
Ky moment i kapur në imazh tregon qartë afrimin mes dyshes dhe duket se shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre personale.
Kujtojmë se Patrisi është muzikant i njohur, ndërsa Santiana Maloku ka qenë pjesë e spektaklit të famshëm Big Brother VIP Kosova.
Fotoja e tyre në ashensor është cilësuar si mënyra e tyre për të treguar hapur marrëdhënien dhe për të hequr çdo dyshim për spekulimet që qarkullonin më parë.
Patrisi më parë ka qenë në një marrëdhënie me Tuna Sejdiun, me të cilën ka edhe dy djem.
M