Pas një mungese disa-vjecare në ekranet shqiptare, talent show “X-Factor Albania” do të rikthehet. Lajmin e ka bërë me dije vetë drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bashkangjitur me një video përmbledhsëse nga edicionet e kaluara, ajo njofton rikthimin, jo vetëm të “X FACTOR”, por të talent show-ve që nuk janë zhvilluar më prej disa kohësh.
Po ashtu, ajo bën edhe një përmbledhej të asaj që “X Factor” përfaqëson, si për konkurrentët potencialë, ashtu edhe për vetë atë dhe regjizoren Vera Grabocka, ndërsa në bazë të eksperiencës së saj në të kaluarën, tregon se cfarë të rinjtë mund të arrijnë nëpërmjet këtij spektakli.
None found
Vejsiu ka ndarë edhe datat dhe vendet e audicioneve fillestare, por duke mos ndarë detaje në lidhje me datën e nisjes së netëve live, ashtu edhe të anëtarëve të jurisë, që me gjasë do jenë emra mjaft të dëgjuar të muzikës shqiptare.
“Jemi shumë të lumtur që sjellim në ekran pas disa vitesh mungesë këtë platformë të jashtëzakonshme, që do të zbulojë talentet e reja në muzikë! Pas shumë vitesh mungesë në ekranet shqiptare të programeve ‘talent show’, po ju presim kudo ndodheni, që t’ju zbulojmë juve, super star-ët e rinj të muzikës dhe skenës shqiptare”.
Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime dhe protesta në disa bashki të vendit. Në Klos, administrata vendore…
Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave publike në zonat e plazheve,…
Lumir Abdixhikut edhe një herë iu është besuar detyra e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 170 delegatë votuan kundër…
Policia e Kosovës ka njoftuar se organizata terroriste “Severna Brigada” ka kanosur me jetë zyrtarë institucionalë (Zubin Potok). Ata thanë…
Drejtoria e Doganave njoftoi se në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar një tentativë për transferim të paligjshëm të parave, ku…
LSDM në një kumtesë për media thotë se funksionarët e Qeverisë janë në kundërshtim në lidhje me ujin në Gostivari.…