Pas përjashtimit nga “Big Brother VIP Albania”, Kristi bën deklaratën e papritur: Dua të bëhem baba

Pas përjashtimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Kristi Lamaj ishte i ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli hapur për planet dhe dëshirat e tij për të ardhmen.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se ndodhet në një fazë të jetës ku dëshiron të krijojë familje dhe të bëhet baba, duke e konsideruar familjen si gjënë më të shtrenjtë dhe më të shenjtë për të.

“Vjen një periudhë kur gjërat vijnë vetë, kështu qenka jeta. Dua të bëhem baba. Është një dëshirë që vjen me moshën. Pastaj fillon të logjikosh: familja është gjëja më e veçantë për mua, pika ku nuk doja të prekesha kurrë. E kam thënë edhe aty brenda, mos guxo të më prekësh familjen, ajo është vija e kuqe. Nuk ka fare lidhje profesioni me familjen. Profesioni im të do larg, të investuar dhe të përkushtuar”, u shpreh ai.

Kristi foli gjithashtu edhe për qëndrimin brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke treguar se ka kaluar shpesh momente të thella reflektimi.

“Gjithmonë kam pasur bisedën me veten. Aty brenda isha në atë stad, vendosja përballë vetes një njeri nga i cili doja një këshillë. Nuk kam qenë kurrë vetëm; banorët e dija që i kisha kundërshtarë. Bisedoja në mendje me njerëzit e mi të zemrës dhe i mbaja marrëdhëniet gjallë. Nuk dua të dukem egoist, por disa gjëra që i kam bërë, i kam bërë. Kam sjellë një frymë të re në muzikën popullore”, tha ish-banori i Big Brother VIP.


Shtuar 23.02.2026 19:26

Tags: ,