Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e ‘Big Brother VIP Albania’. Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i rënë me X fotos së Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë.
‘Kisha lënë diçka pa bërë’- thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos.
Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët që u eliminuan apo larguan nga gara. E mesa duket për Luizin nuk u bë kjo në momentet e para, pasi i kishte kapur euforia e më pas festat.
Mbetet të shihet reagimi i Luizit pas kësaj video.