Pas ofendimeve ndaj Gracianos, Argjira Spanca ka reaguar me një mesazh të fuqishëm për të gjithë. Përmes një postimi në Instagram Story, moderatorja ka bërë thirrje që gjuha e urrejtjes të kthehet në dashuri pasi bullizmi po merr jetë njerëzish.
“Fenomeni i bullizimit është një ndër gjërat më të shpifura në kohët moderne. Ky fenomen ka marrë jetë të tëra dhe ne si njerëz prapë nuk mësojmë nga gabimet që bëjmë. Ditët e fundit kam parë lloj lloj komente, foto krahasuese/bullizuese, mesazhe me mallkime, mesazhe me urim vdekje dhe çdo gjë tjetër të errët që mund të mendojë mendja e një njeriu”, shkruan Argjira.
Të lidhura
None found
“Fatmirësisht kam një jetë të mbushur plot me dashuri dhe mirësi dhe këto komente nuk kanë impakt aq negativ tek unë. Fakti që gjithashtu jemi pjesë e ekranit na ka bërë më të fortë kundrejt këtij fenomeni sepse jemi më të ekspozuar ndaj urrejtjes”, vazhdon ajo duke uruar që ky shkrim të shkojë tek të gjithë familjarët e atyre që janë për momentin pjesë e BBVAL!
“Shpresoj që të gjitha mallkimet, mesazhet ofenduese dhe e gjithë kjo urrejtje t’ju kthehet në dashurinë dhe plotësimin e shpirtit tuaj”, e përmbyll mesazhin e saj Argjira.

