Pas javësh spekulimesh dhe postimesh me mesazhe të fshehta, Selvije Jao, ka thyer heshtjen me një video selfie në “Instagram”, ku përmes një audioje virale shprehet: “Personi i vetëm që kam humbur dhe që më duhet ta rikthej jam unë”.
Në përshkrimin e postimit, ajo shton: “E kam gjetur veten dhe kjo mjafton”. Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Selvija publikoi një foto me mbishkrimin “ditët e fundit në Tiranë…”, duke shtuar dyshimet për një ndarje nga këngëtari Shpat Kasapi, pas katër vitesh martesë dhe një djali së bashku, Roelit.
Një ditë më vonë, edhe Shpati postoi një mesazh që dukej si përgjigje ndaj situatës: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të lë!”,
Asnjëri nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për ndarjen, por fansat janë të bindur se postimet flasin vetë.
Ndërsa Shpati flet për rregulla dhe gabime, Selvija duket e fokusuar tek forca dhe rilindja personale.
Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen.
Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe veç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit. Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë.